Elvana Gjata dhe Soni Malaj?

Duke mos dashur që të anashkalohen fytyrat publike nga Shqipëria, organizatorët e këtij programi kanë vendosur që të bëjnë oferta të ngjashme edhe disa këngëtareve nga Shqipëria të cilat për momentin janë shumë të njohura dhe të dashura për publikun në Kosovë.
Soni Malaj dhe Elvana Gjata janë dy prej këngëtareve të cilat kanë pranuar oferta nga “K-Production”. Kështu flitet në Prishtinë, por pjesëmarrja e tyre akoma vazhdon të jetë e pasigurtë, pasi burime të njejta në gazetën “Panorama plus” thonë se që të dy këngëtareve u është bërë oferta, por akoma nuk dihet nëse do të jenë pjesë e lojës. Soni Malaj për momentin është e angazhuar te spektakli “Vallëzim me Yjet” dhe ka gjasa që të mos e pranojë ofertën kurse Elvana duke pasur një lidhje dashurie por edhe shumë angazhime, mund dhe të refuzojë. Për shkak të frikës nga dështimi i emisionit, organizatorët kishin vendosur që t’i bëjnë oferta pikërisht VIP-ave më të dashur për publikun.

Albërie Hadërgjonaj dhe Gjyste Vulaj në VIP Shpija

Ofertën për hyrje në Shtëpinë e Madhe “VIP Shpija” kanë pranuar edhe këngëtaret Albërie Hadërgjonaj dhe Gjyste Vulaj.
Albëria është nga Kosova por e njohur edhe në Shqipëri, ndërsa kohëve të fundit i mungonte ekranit në Kosovë. Ajo bëri një rikthim me disa këngë të reja, njëra prej tyre kushtuar edhe Ibrahim Rugovës. Është cilësuar si një ndër vokalet më të bukura të estradës shqiptare. Albëria ishte e martuar pastaj e divorcuar e prapë e rimartuar, dhe nënë e dy vajzave të rritura dhe këtë radhë ajo ka vendosur të sfidojë veten me disa kolegë të estradës në këtë spektakël. Njihet si një tip femre shumë e matur në të shprehur dhe në veprime, kështu që brenda në atë shtëpi sigurisht që do presim një show me karakter serioz… Edhe Albëria vendos të rikthejë famën e dikurshme në Kosovë duke u bërë pjesë e kësaj oferte. Ndërkohë që këngëtarja tjetër Gjyste Vulaj bëhet pjesë e këtij spektakli. Lind pyetja pse Gjystja ka vendosur të marri pjesë aty? Është e martuar, nënë e një vajze, e pasur dhe shumë e angazhuar nëpër koncerte, mbrëmje muzikore e dasma. Ndoshta ky do të jetë një relaks për Gjysten pas lodhjes që sjell profesioni i këngëtares. Edhe për këto dy këngëtare nuk është bërë e ditur shuma e honorarit me të cilën do të paguhen.

Meda në VIP Shpija

Pjesë e këtij spektakli do të jetë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj-Meda.
Këngëtari Meda është martuar para disa viteve, por kohëve të fundit flitej për një ndarje të mundshme nga bashkëshortja Luljeta, e cila jetonte në Suedi dhe më herët kishte qenë fanse e tij. Më vonë doli vetë këngëtari që e përgënjeshtroi këtë thashethem, por qëkur është martuar, ai nuk është parë në ndonjë eveniment me bashkëshorten, ndërkohë që kur ishin të fejuar pozonin edhe nëpër kopertinat e revistave. Por lind pyetja, pse pikërisht kjo hyrje e tij në spektakël? Një kohë Meda ishte shumë i kërkuar nëpër koncerte, emisione dhe intervista. Albumet e tij shiteshin në shifra rekord në Kosovë dhe diasporë. U shpall këngëtari më i paguar. Muzika që kultivonte Meda, ishte kryesisht “tallava” dhe e kopjuar nga serbët dhe bullgarët. Dy vitet e fundit Meda nuk përmendet shumë dhe nuk kërkohet! Ndoshta për këtë shkak ka vendosur të bëhet pjesë e këtij emisioni për të rikthyer famën e dikurshme?!

Labinot Gashi – Labi në VIP Shpija

Është moderatori më i njohur në Kosovë. Ai, “RTV21”-in e bëri si shtëpinë e tij duke udhëhequr emisione të shumta në këtë shtëpi televizive.
Nga emisionet e mëngjesit e deri në emisionet e fundjavës, programet për Vitin e Ri, etj, të gjitha kalonin nëpër duart e Labinotit. Si duket edhe këtë radhë ka vendosur t’u bashkangjitet VIP-ave në këtë spektakël. Me të mësuar emrin e tij, nëpër forume të ndryshme komentohet se Labi dëshiron të fusë hundët gjithandej kur bëhet fjalë për VIP-a. I ka kaluar të 30-tat dhe akoma nuk është i martuar dhe nuk ka deklaruar ndonjë lidhje dashurie. Labi moderon edhe shumë koncerte nëpër diasporë dhe është shumë i angazhuar nëpër spektakle të ndryshme gjithandej ku jetojnë shqiptarët.

A do ta ndajnë krevatin Nora dhe Roberti?

Hyrja e një prej çifteve më të popullarizuar dhe më të ekspozuar të ekranit, Nora Istrefit dhe Robert Berisha në spektaklin e ri me VIP-a, ka ngjallur interes të madh në opinion.
Që të dy akoma nuk kanë vendosur nëse privatësinë e tyre do ta ndajnë me fansat. Ka qenë pikërisht oferta e “K-Production” që çifti të jetë në dilemë nëse duhet ta pranojnë ofertën apo jo. Edhe pse ata tashmë bashkëjetojnë në një apartament në Prishtinë, këngëtarja akoma vazhdon të “mohojë” bashkëjetesën me të fejuarin duke thënë se bashkëjetesa është një lloj martese e cila të çon deri në ndarje. Pasi lançoi klipin “Sekret”, për momentin nuk ka plane në muzikë dhe këto kohë është duke u dhënë fund aranzhimeve nëpër koncerte, pasi së shpejti do të bëhet pjesë e spektaklit duke u mbyllur për një kohë brenda në “Shtëpinë e madhe”. Nuk kemi mundur të mësojmë shifrën me të cilën do të paguhet gjatë qëndrimit, por duke qenë një ndër çiftet më të popullarizuar në Kosovë, sigurisht që pagesa për një ditë qëndrimi do të jetë e lartë. Kanë ngelur gati të vetëm si çift në estradë, sepse dita ditës po shohim ndarje të shumta. Pritet të shihet se a do ta ndajnë së bashku krevatin Nora dhe Roberti?! E kontaktuar këngëtarja tregon: “Kam ftesë, të mos them edhe lutje, që të jem pjesë e këtij reality show së bashku me Robertin, por kemi vendosur që të mos jemi të dy, arsyet janë të shumta. Por gjithsesi mendoj që do të jetë interesante për publikun”.

Nora, Meda dhe Stupcat do të hyjnë te “Vip Shpija”

K-Production” në bashkëpunim me RTV21, në prill të këtij viti do të fillojnë shfaqjen e një spektaklit, ku pjesëmarrës do të jenë fytyra publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Oferta për të qenë pjesë e këtij spektakli u është bërë shumë personaliteteve VIP përfshirë këtu këngëtarë, humoristë, aktorë, por disa prej tyre nuk kanë dëshiruar të jenë pjesë e lojës, duke i thënë “jo” ofertës.

Panorama Plus ka zbuluar disa nga emrat që do të jenë pjesë e spektaklit.

Tashmë dihet se Big Mama ka pranuar të jetë pjesë e lojës, ndërsa thuhet se edhe çifti Nora dhe Roberti kanë pranuar të jenë pjesë e shout.

Po ashtu, moderatori i njohur Labinot Gashi- Labi, ka vendosur të kalojë ca kohë me VIP-at edhe në “Shtëpinë e madhe”.

Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe këngëtari Mehedin Përgjegjaj-Meda dhe grupi i humoristëve të famshëm, Stupcat.

Sfidën thuhet se e kanë pranuar edhe Albërie Hadërgjonaj, Gjyste Vulaj, Soni Malaj dhe Elvana Gjata.

Stupcat dhe Big Mama në VIP Shpija

Të Shtunen ne Shpija e Kosoves zoti i Shpis kishte vendosur qe ti bente publike pas shumë kerkesave dy emrat e parë të pjesmarrësve te edicionit Vip Shpija. Ata janë :

Stupcat (Vedati, Mensuri dhe Osmani) dhe Big Mama.

Duke njohur personalitetet e humoristave të njohur Vedatit, Mensurit dhe Osmanit, duke mos lënë anash edhe këngëtaren e njohur Big Mama do ketë 24 orë show.

Ky edicion i Vip Shpija pritet qe te sjell interesim te madh te shikuesit per me shume informata qendroni me ne.

Copyright © 2009 "VIP Shpija" e Kosoves.
Designed by Theme Junkie. Converted by Wordpress To Blogger for WP Blogger Themes. Sponsored by iBlogtoBlog.